Macron pas arritjes në Serbi: Duam të hapim një faqe të re

17:03 | 15 Korrik 2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Beograd.

Macron ka thënë se ka shkuar në Beograd për të hapur ‘një faqe të re’, duke shtuar se do të ndërtojnë partneritete më Serbinë.

“Ne së bashku duam të hapim një faqe të re”, ka deklaruar Macron pasi ka zbritur në aeroportin ‘Nikola Tesla’, transmeton lajmi.

Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ripërtëritja e miqësisë mes dy vendeve nuk do të kishte sukses pa këmbënguljen, energjinë dhe dëshirën e Francës për t’u kthyer në këtë rajon.

“Dua të falënderoj dhe të them se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të jashtëzakonshëm. Më lejoni t’ju falënderoj për besimin tuaj në Serbi, që inkurajuat investitorët tuaj të vijnë në vendin tonë. Unë jam i nderuar që sot dhe nesër mund t’ju pres në Beograd dhe Serbi”, është shprehur Vuçiq.

Përpos Vuçiqit, Macron u prit edhe nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe kabineti qeverisës i Serbisë.

Gjatë kësaj vizite, dy homolgët do të diskutojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Komento: