Lufta në Ukrainë, Macron pas takimit me liderin kinez: Nuk është koha e negociatave.
Presidenti francez Emmanuel Macron komentoi sot luftën në Ukrainë, duke thënë se ‘nuk është koha për negociata, por ajo ushtarake”, lidhur me agresionin rus, raporton La Repubblica.
“Unë mendoj se Kina ndan të njëjtin mendim me ne, që sot është koha ushtarake. ukrainasit po rezistoje dhe po i ndihmojmë ata. Nuk është koha për negociata, edhe nëse i përgatisim. Ky është objektivi i këtij dialogu me Kinën: konsolidimi i qasjeve të përbashkëta.” tha Macron në intervistën e tij të parë pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.
Gjatë takimit me Xi, Macron i kërkoi ndihmë liderit kinez për të përdorur ndikimin e tij ndaj Rusisë.