Është duke u mbajtur ceremonia shtetërore për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe hyrjen e trupave të NATO-s.
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright ka thënë se ndjehet e lumtur që është prezentë në Kosovë.
“Kam kënaqësinë që jam këtu me ju. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm. Fushata jonë vendosej dhe themelohej ne forcat e drejtësisë dhe aleanca e bashkuar ulej e shikonte si abuzohej, dëboheshin. E përgjigja ishte jo, nuk do të ndodh një gjë e tillë. Për më shumë se 11 javë aleanca jonë dhe qytetarët u mbajtën të fortë pavarësisht problemeve, kritikave, ne i treguam botës se çka është e mundshme kur diplomacia dhe forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën. Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë”, ka thënë Albright.
Ajo ka shtuar se vendimi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, nuk ka qenë vendim i lehtë, duke zbuluar bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-ve, Bill Clinton.
“Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z.kryetar ne po e bëjmë gjënë e duhur…”, ka deklaruar Albright.