Madrid i hynë garës për transferimin e Haaland

18:30 | 16 Prill 2022

Real Madrid, ka bërë një lëvizje “të minutës së fundit” për të kapur Erling Haaland, zbulon Sport.

Një përleshje e madhe transferimi pritet këtë verë për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, me Manchester City që konsiderohet aktualisht si destinacioni më i mundshëm, përcjell ORAinfo.

Megjithatë Madridi tani po hyn në garë, krahas përpjekjeve të tyre afatgjata për të nënshkruar me Kylian Mbappe./ORAinfo/

Komento: