
Real Madrid duket se do të testojë Tottenham Hotspur në shitjen e Christian Eriksen duke ofruar 45 milionë funte plus Dani Ceballos për danezin.
Kontrata e Eriksenit me Spurs skadon në fund të fushatës 2019-20 dhe sulmuesi kohët e fundit ka lënë të kuptohet se ai do të kërkojë të largohet nga ekipi i Mauricio Pochettino në kërkim të aventurës, përcjell ORAinfo.

Ceballos, ndërkohë dëshiron largimin nga Los Blancos dhe Tottenham njoftohet se tashmë u takua me spanjollin për të diskutuar mbi një lëvizje të mundshme në Premier Ligë.
The Sun, tregon se Madrid shpreson të tundojë klubin anglez në një shitje me një ofertë prej 45 milionë funte plus mesfushori i padëshiruar Ceballos./ORAinfo/