Maduro ndodhet në qendrën e paraburgimit në Brooklyn

08:26 | 04 Janar 2026
Maduro ndodhet në qendrën e paraburgimit në Brooklyn

Mediat amerikane thonë se Maduro ka mbërritur tani në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn. Objekti është i njohur për strehimin e të burgosurve të tjerë të profilit të lartë, përfshirë Ghislaine Maxwell dhe P Diddy.

Ai mbërriti në një bazë ushtarake në SHBA më herët të shtunën, derisa u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane Kundër Drogës në Nju Jork dhe u padit për akuza për drogë dhe armëmbajtje, përpara se të dërgohej në qendrën e Bruklinit.

Ai më parë ka mohuar të jetë udhëheqësi i një karteli droge. Maduro dhe gruaja e tij do të dalin në gjyq në një datë të paspecifikuar para një gjykatësi në Nju Jork./BBC

Komento: