
Presidenti amerikan Donald Trump, konfirmoi mëngjesin e sotëm se pas një operacioni ‘me shkallë të gjërë’ në Venezuelë,është kapur Nicolas Maduro.
SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Nicolás Maduron se drejton një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës – një akuzë që Maduro e mohon,shkruan CNN.
Trump nuk ka dhënë detaje shtesë se si është kapur Maduro ose se ku është dërguar.
Qeveria e Venezuelës ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.
SHBA-ja kishte ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që çonte në arrestimin e Maduros.

Ky shpërblim, së bashku me grumbullimin e madh ushtarak në rajon gjatë disa muajve të fundit, është interpretuar në rajon si një nxitje për dikë brenda vendit që të kthehej kundër tij.
Donald Trump shton në Truth Social se do të mbahet një konferencë për shtyp në ora 11:00 EST (16:00 BST), në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago.