Pauzë dy ditore në Botëror, “magjia” rikthehet të martën.
Sot dhe nesër nuk do të ketë ndeshje të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.
Tashmë, ky Botëror ka hyrë në fazat finale, teksa mbrëmë u mësua edhe çifti i dytë gjysmëfinal.
Të martën, me fillim nga ora 20:00, Kroacia do ta kërkojë finalen e dytë radhazi në Botëror, shkruan Gazeta Express.
Përballë do ta ketë Argjentinën e Leo Messit, i cili është i uritur ta fitojë Botërorin, në pjesëmarrjen e tij të fundit në këtë kompeticion.
Një ditë më vonë, të mërkurën nga ora 20:00, kampioni në fuqi, Franca do ta kërkojë finalen, por përballë do ta ketë befasinë e këtij Botërori, Marokun.