Magjistralja Kaçanik- Han i Elezit mbulohet nga rrëshqitja e dheut dhe e gurëve

09:55 | 30 January 2019

Mbrëmë dhe sot ka ndodhur rrëshqitje dheu e gurësh në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Rruga Kaçanik-Han i Elezit po vazhdon të jetë ende problem për të pjesëmarrësit në komunikacion.

Mbrëmë dhe sot, në këtë magjistrale ka pasur shembje të dheut dhe të gurëve.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihen shkëmbinjtë të cilët nga rrëshqitja kanë rënë deri në rrugën afër tunelit.

Në ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar, nga ministria e Infrastrukturës nuk kanë dhënë detaj lidhur me këtë.

Komento: