Magjistralja Prishtinë – Ferizaj bëhet e pakalueshme nga bora – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Magjistralja Prishtinë – Ferizaj bëhet e pakalueshme nga bora

10:33 | 10 Janar 2019

Bora ka vështirëduar qarkullimin në rrugët e Kosovës.

Në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, qytetarët kanë xhiruar rrugët e papastruara nga bora dhe vështirësitë që po kanë në vozitjen e automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë denoncuar nga i gjithë vendi rrugët e papastruara, që po vështirësojnë qarkullimin e trafikun.

Këtë javë temperaturat minimale kanë arritur deri në -15 gradë, ndërsa reshjet e borës nuk janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit.

Komento: