
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire thuhet se refuzoi interesimin e Barcelonës në fillim të kësaj vere, me qendërmbrojtësin e vendosur për ta kthyer karrierën e tij te Djajtë e Kuq.
Një sezon i vështirë 2021-22 bëri që Maguire të merrte kritika të gjera, me 29-vjeçarin që bëri një sërë gabimesh gjatë një sezoni zhgënjyes për 20 herë kampionët e Anglisë, përcjell ORAinfo.

Në fillim të këtij viti, pati sugjerime se e ardhmja e mbrojtësit në Old Trafford ishte në dyshim, ndërsa trajneri i ri Erik ten Hag gjithashtu besohet se ka konsideruar t’i heq shiritin anglezit.
Sidoqoftë, Maguire do të mbetet kapiten për sezonin 2022-23, me Ten Hag plot lavdërime për ish-djaloshin e Sheffield United që kur mori drejtimin e trajnerit./ORAinfo/