Mahrez arrin marrëveshje me klubin arab, do të paguhet 50 milionë euro për dy vjet

11:37 | 06 July 2023

Riyad Mahrez po mendon të largohet nga Manchester City dhe po e konsideron mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite.

Sipas “Sports Zone”, përfaqësuesi algjerian tashmë ka arritur marrëveshje me fondin e investimeve të Arabisë Saudite, PIF për një lëvizje eventuale në Saudi Pro League.

Marrëveshja e përfshin rrogën e tij vjetore që pritet të jetë 25 milionë euro.

Sidoqoftë, transferimi i sulmuesit të krahut varet nga dëshira e Manchester Cityt për ta lejuar apo jo që të largohet nga klubi, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Lojtari i krahut të djathtë ka kontribuar shumë në sezonet e fundit në sukseset e “Citizens”, me të cilët në edicionin e fundit i fitoi tre trofe, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

Largimi i tij eventual lidhet edhe me të ardhmen e Bernardo Silvan pasi trajneri Pep Guardiola nuk është i gatshëm t’i humbasë dy lojtarë kualitativë, pasi mbeti edhe pa Ilkay Gundogan, i cili përfundoi në Barcelonë.

Mahrez mund të përfundojë në Al-Ahli, i cili ia ofroi një kontratë dyvjeçare dhe në këtë periudhë kohore do të paguhej 50 milionë euro, përcjell Express.

Klubi nga Arabia Saudite tashmë i ka transferuar dy lojtarë të tjerë të njohur nga Premierliga, sulmuesin Roberto Firmino dhe portierin Edouard Mendy.

Komento: