Mahrez largohet nga City për t’u transferuar te Al-Ahli

15:24 | 28 Korrik 2023

Sulmuesi i krahut, Riyad Mahrez është futbollisti i radhës që ka lënë futbollin evropian për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Mahrez është larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës Al-Ahli.

Largimin e Mahrezit e ka konfirmuar të premten Manchester City, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes me ekipin saudit.

Klubi anglez i ka dëshiruar suksese Mahrezit, i cili ishte pjesë e Cityt prej vitit 2018.

Me fanellën e Cityt, Mahrez ka fituar 11 trofe, përfshirë katër tituj kampioni të Anglisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Në total, 32-vjeçari ka regjistruar 236 paraqitje për Cityn në të gjitha garat, ku ka shënuar 78 gola dhe ka bërë 59 asistime.

Krahas Cityt, Mahrez në Angli ka luajtur për katër edicione edhe te Leicesteri, ekip me të cilin ka një titull kampioni.

Komento: