Maignan-Milan, ky ëshë lajmi i fundit

21:59 | 19 December 2022

Shtyhet koha e rikthimit të Maignan në aksion me Milanin.

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se portieri i Milanit, Mike Maignan, ende po lufton me një dëmtim në viç, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e parë të vitit 2023 kundër Salernitana.

Reprezentuesi francez ka qenë jashtë fushës që nga fundi i shtatorit, kur ai pësoi një lëndim të viçit ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me ‘Les Blues’.

Për këtë arsye ai nuk u përfshi në kombëtaren e tij për Katar 2022.

‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Calciomercato.com’ pretendojnë se ish-portieri i Lille ende nuk është rikuperuar dhe nuk po tregon përmirësime, kështu që ai do të humbasë ndeshjen e parë të vitit më 4 janar 2023, kundër Salernitana.

Ishte paraparë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të vitit të ri, por nuk do ndodh.

Komento: