
Maignan arrin marrëveshje verbale me Milanin për vazhdim të kontratës
Portieri i Milanit, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani.
Francezi, vendosi të vazhdon kontratën pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e “Rossonerëve”, ku arritën marrëveshje verbale.
Maignan do të nënshkruajë kontratën e re, e cila vlen deri në qershor të vitit 2031.
Francezi, erdhi në vitin 2021 nga Lille si zëvëndësuesi direkt i Gianluigi Donnarummas.
Ai numëron rreth 187 paraqitje me Milanin, ku fitoi “Scudetton” në vitin 2022 si dhe Superkupën Italiane, vitin e kaluar.