Maignan pritet t’ia mbush arkën me para Milanit

20:32 | 17 Mars 2023

Maignan pritet të largohet nga Milani për 90 milionë euro.

Oferta stratosferike ka arritur, Mike Maignan largohet nga Milani për 90 milionë euro.

Mike Maignan është zbulimi i madh i Milanit në sezonin e kaluar. Rosonerët e transferuan francezin nga Lille për 15 milionë euro dhe ishte njëri nga më meritorët në fitimin e titullit sezonin e kaluar.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Maignan ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka marrë një ofertë tunduese për 27-vjeçarin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Chelsea synon transferimin e Maigna në verë dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit 90 milionë euro.

Rosonerët janë të hapur ta shesin Maignan për një shifër të tillë dhe bisedimet me Chelsea do të fillojnë në verë.

Në rast se ky operacion realizohet, Maignan do të bëhet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke thyer rekordin i Kepa-s i cili u transferua te Chelsea për 80 milionë euro.

Komento: