Majko pas vizitës te liderët e UÇK-së: Jam krenar për vëllezërit e mi

22:17 | 29 Shtator 2022

Disa nga ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, pas vizitës në Hagë, ka thënë se është krenar më Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët i ka cilësuar si vëllezër.

Majko përmes një postimi në Facebook, ka thënë Hashimi ishte i qetë, Veseli i qartë dhe Krasniqi i sprovuar, shkruan lajmi.net

Ndërsa Selimin, ish kryeministri shqiptar e ka cilësuar si të papërsëritshëm.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka thënë Majko.

Përndryshe, bashkë me Majkon, gjatë ditës së sotme, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kanë vizituar edhe ish presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.

Qëllimi i kësaj vizite, siç kanë thënë ata, ishte që të tregojnë mbështetje për luftën e drejt të UÇK-së, duke shtuar se liderët e saj po mbahen padrejtësisht në paraburgim

Komento: