Majko reagon ndaj aktakuzave të Speciales

19:43 | 24 Qershor 2020

Ish-kryeministri i Shqipërisë Majko reagon ndaj aktakuzave të Speciales.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas lajmit se ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është ngritur aktakuzë për kr.ime lufte.

Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë.

“Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka vendosur akuzav ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli”, ka thënë ai.

“UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!”, shton ai.

Komento: