Majlinda Kelmendi, na ka bërë krenarë të gjithëve.
Majlinda Kelmendi ka triumfuar në finale, në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, duke fituar medaljen e artë.
Kelmendi ka mposhtur në finale rusen Natalia Kuziutina, në kategorinë -52 kilogramë.
Kelmendi e mposhti në gjysmëfinale xhudisten që vlerësohet më e mira në botë, francezen Amandine Buchard.
Pas pak minutash edhe xhudistja tjetër, Nora Kelmendi, do të ndeshet në finale me rusen tjetër Daria Mezhetskaia.