Majlinda e Majku kanë vendosur të ribashkohen, në këtë ditë festive?

13:33 | 31 Korrik 2020

Në këtë ditë festive, Majlinda e Majku kanë vendosur të ribashkohen?

Ishin dyshja që u përfolën për një kohë të gjatë.

Me çdo veprim të tyre zgjuan kureshtje tek audienca ku çdo postim i tyre shndërrohej në lajm, shkruan Kosovarja.

Edhe pse shpesh herë ka pasur zëra për ribashkim mes çiftit, duket se çdo gjë vetëm dukej dhe nuk ishte asnjëherë realitet.

Ishte Majlinda ajo që publikoj një imazh e veshur me të bardha bashkë me djalin Roanin duke uruar besimtaret për festën e Bajramit.

Të njëjtën e bëri edhe Majku i cili duke pozuar në veturë i veshur me të bardha edhe ai shkroi: Perhajr Bajrami.

Mbase ky kombinim në veshje ishte rastësi, apo dyshja kanë vendosur ti japin fund keqkuptimeve duke u ribashkuar.

Si qëndron e vërteta duhet të presim nga dyshja për ndonjë konfirmim.

Komento: