Majlinda s”ka të ndalur, e rrëmben medaljen e artë në Gjermani

18:33 | 22 Shkurt 2019

Sukseset e sportit të xhudos kosovare nuk kanë të ndalur.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin që po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Me përvojën e saj prej një Kampioneje Olimpike, Kelmendi mposhti mongolen 17-vjeçare Sosorbaram Ikhagvasuren në finalen për kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova hodhi për tokë italianen Odette Giuffrida e cila në fund fitoi medaljen e Bronztë.

Komento: