Majlinda Zeka e kujton telefonatën e fundit me babain e ndjerë

21:10 | 02 Shkurt 2026

Pak ditë më parë, modelja Majlinda Zeka njoftoi se ka humbur babain. Lajmin e ndarjes nga jeta të prindit e bëri publik vetë ajo përmes rrjeteve sociale, duke ndarë dhimbjen me ndjekësit e saj.

Sot, Majlinda ka rikujtuar babain e ndjerë përmes një postimi në InstaStory, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka shpërndarë një video-thirrje që kishte realizuar me të atin pak kohë më parë, një moment personal që ka zgjuar emocione.

Pa shtuar komente të gjata, modelja ka zgjedhur që kujtimi të flasë vetë, duke ndarë një copëz intime nga raporti i saj me babain, në një periudhë të vështirë për të dhe familjen e saj.

Komento: