Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë

21:08 | 04 November 2024
majorja-manushaqe-nura-largohet-nga-ushtria:-fsk-ja-do-te-mbetet-shtepia-ime-e-dyte

Manushaqe Nura, është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Eprorja ushtarake me gradën e majores tha se po del ballëhapur dhe e respektuar nga të gjithë.

“E falënderoj shtetin e Kosovës për mundësinë që më dha të shërbej, fillimisht si pjesë e TMK-së dhe pastaj në FSK, ku u zhvillova në aspektin profesional dhe u shkollova në institucione prestigjioze vendore dhe ndërkombëtare. Falënderoj familjen për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe natyrisht bashkëudhëtarin tim të jetës, Azdrenin, i cili la gjithçka për t’i dhënë prioritet rrugëtimit tim ushtarak”, tha Nura.

Nura tha se edhe pse nesër nuk do të jetë një ditë e zakonshme, FSK-ja do të mbetet gjithmonë shtëpia e saj e dytë.

“Edhe pse nesër në mëngjes nuk do ta bëj rrugën e zakonshme për në kazermë, FSK-ja do të mbetet gjithmonë shtëpia ime e dytë, sepse aty kam kolegët dhe miqtë më të shtrenjtë. Brenda atyre rrethojave gjendet një brez i artë i rinisë së Kosovës, për të cilët do të jem krenare kudo që të më gjejë jeta”, tha ajo.

Komento: