Makina godet për vdekje tre vjeçarin, ja çka bëri pas aktit

12:37 | 09 Maj 2019

Aksident i rëndë.

Një veturë ka goditur për vdekje një trevjeçar në Berat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Drenovicë, ku shtetasi me inicialet A.H, 48 vjeç, banues në Ura Vajgurore duke drejtuar mjetin ka goditur fëmijën trevjeçar, i cili ka humbur jetën, shkruan tch.

Disa orë pas aksidentit, policia bëri të mundur identifikimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komento: