Makth për Milanin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Makth për Milanin

14:35 | 25 Dhjetor 2018

Numri 9 është kthyer makth për Milanin.

Milani nuk po arrin të gjejë portën kundërshtare përmes sulmuesve të saj.

Milani nuk po kalon një krizë të thellë rezultatesh teksa problemet te kjo skuadër nuk kanë fund, por sa vjen e shtohen, shkruan Albeu.

Së fundmi kuqezinjtë kanë humbur dhe vendin e 4 në Serinë A, ku synim i vetëm është zona Champios për të shpëtuar sezonin negativ.

Tek skuadra kuqezi është kthyer një makth numri 9 që është mbajtur nga disa futbollistë që pas largimit të Filipo Inzaghit në vitin 2012.

Janë plot 6 futbollistë që kanë veshur fanellën me numrin 9 tek Milani teksa të gjithë kanë dështuar. Ata janë Matia Destro, Matri, Luiz Adriano, Carlos Baca, Fernando Torres, dhe së fundmi Gozalo Higuain i cili është pranë largimit nga Milani teksa nuk shënon prej 28 tetorit.

Por duket se makthi i numrit 9 tek Milani mund te mari fund, teksa Alvaro Morata pritet ti bashkohet Milanit gjatë merkatos së janarit, ndërsa Higuain do shkojë te Chelsea një shkëmbim kokë më kokë mes Milanit dhe Chelseat.

Komento: