Malajzia ndihmon Kosovën me një milion maska dhe 30 mijë doreza

10:08 | 15 Gusht 2020

Kosova po e vazhdon luftën kundër koronavirusit.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më datë 6 korrik të këtij viti.

Haradinaj Stublla ka bërë të ditur se Qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojnë Kosovës ndihmë anti-COVID-19, donacion prej një milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

Ja postimi i saj:

Pas videokonferencës që zhvillova me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein me datë 6 korrik, sot u njoftuam se Qeveria e Malajzisë kanë vendosur t’i dërgojnë Republikës së Kosovës ndihmë anti-COVID19, donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë.

Terima Kasih!

Komento: