Maldini arrin në Madrid, po e transferon yllin e Real Madridit

19:28 | 19 Gusht 2019

Milan ende nuk e ka mbyllur kuletën për transferimet e verës.

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, gjenden në Madrid, për të negociuar transferimin e Mariano Diaz.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Tuttosport, përcjell lajmi.

Me transferimin e Luka Joviç dhe me Karim Benzeman e pazëvendësueshëm, Zinedine Zidane nuk është i interesuar të mbajë në skuadër Diazin.

26 vjeçari spanjoll, shënoi katër gola në 22 paraqitje për Realin sezonin e kaluar.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një sezon të mirë te Lyon, në vitin 2018.

Komento: