Maldini befason me deklaratën e fundit, përmend Ligën e Kampionëve

17:11 | 12 Prill 2019

Paolo Maldini ka thënë se Gattuso do të mbetet trajner i Milanit.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, foli në një intervistë të gjatë rreth situatës aktuale të Milanos, ndeshjen e së nesërmes kundër Lazios dhe shumë gjëra të tjera.

“Lazio është në një situatë shumë të ngjashme me gjendjen tonë. Nëse do të fitonim nesër, atëherë do të kishim përplasje të drejtpërdrejta me ata që ishin prapa nesh. Megjithatë, Lazio në përgjithësi ka lojtarë të kualitetit të madh.

“Ligën e Kampionëve ? Nuk ishte qëllim parësor, ishte një lojë e rrezikshme, deri më tani kemi paguar këtë synim dhe ne duam të luajmë me të gjitha kartat tona . Gattuso? Kemi besim të madh në të, ai kurrë nuk ka qenë në rrezik të largohet ”, ka përfunduar Maldini./ORAinfo/

Komento: