Daniele Maldini ka bërë debutimin me Milanin këtë javë në një miqësore para sezonit kundër Bayern Munchen, duke ndjekur gjurmët e babait dhe gjyshit të tij.
17 vjeçari, i cili luajti një orë para se të zëvendësohet nga Patrick Cutrone, u bë gjenerata e tretë e familjes Maldini te Milani, 34 vjet pasi Paolo bëri debutimin e tij profesional.
Ndryshe nga babai dhe gjyshi i tij, të cilët ishin mbrojtës, Danieli është një mesfushor sulmues.
Ai ka mbajtur fanellën me numrin 98 gjatë asaj ndeshje, por është futbollisti i vetëm që mund të bartë numrin 3 që dikur mbante babai i tij.