
Menaxheri i AC Milan, Marco Giampaolo i kanë mbetur tre ndeshje për të shpëtuar punën e tij kuqezinjve.
Italiani u bashkua me klubin nga Sampdoria këtë verë por klubi nuk e ka filluar sezonin aq mirë nën urdhrat e tij. Ata kanë fituar vetëm dy ndeshje deri më tani, duke mposhtur Brescia dhe Hellas Verona në ndeshjet e dyta dhe të treta të fushatës,përcjell ORAinfo.

Zvonomir Boban dhe Paolo Maldini janë vërtet të pakënaqur me mënyrën se si ka filluar sezoni dhe ata i kanë dhënë Giampaolo tre ndeshje të tjera për të treguar njëfarë përmirësimi./ORAinfo/