Maldini dhe Boban takohen me skuadrën e Milanit, a u përshendeten me lojtarët

14:41 | 03 Mars 2020

Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini u takuan me skuadrën e Milanit të martën në mëngjes për t’u shpjeguar atyre se çfarë po ndodh aktualisht.

Kuqezinjtë duket se janë në trazira për momentin. Raporte të shumta pretendojnë se Boban do të largohet nga Milan pasi ai foli në lidhje me vendimin e drejtorit Ivan Gazidis për të shkuar prapa shpinës së menaxhmentit dhe për të bërë marrëveshje me Ralf Rangnick për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Duke folur për Sky Italia, Manuele Baiocchini përshkroi situatën aktuale në të cilën kuqezinjtë gjenden brenda.

Ai ka konfirmuar se të dy Boban dhe Maldini mbërritën në Milano të martën për të folur me ekipin për atë që po ndodh jashtë fushës. Gazetari shton se Mladini pritet të mbetet deri në fund të sezonit.

Baiocchini shton gjithashtu se e ardhmja e Milanit është shkruar: Pioli nuk do të jetë trajneri i Milanit nga viti i ardhshëm dhe thjesht është aty për të provuar dhe marrë rezultatet më të mira të mundshme nga tani deri në fund të majit. /ORAinfo/

Komento: