Ekziston edhe Yacine Brahimi në mesin e futbollistëve që klubi i Rossonerëve vlerëson dhe dëshiron si blerje të ardhshme të verës.
Leonardo dhe Paolo Maldini janë në punë duke studiuar transferimet që do të ndodhin në Milanello. Mund të ketë hapësirë edhe për 29-vjeçarin franko-algjerian përcjell ORAinfo.
Brahimi është në Porto dhe kontrata e tij që skadon në qershor 2019 e bën atë shumë tërheqës.
Sipas asaj që u zbulua nga gazeta portugeze A Bol, një emisar i Milanit ishte i pranishëm në stadiumin Marcolino de Castro për të parë ndeshje Feirense-Porto. /ORAinfo/