AC Milan nuk ka pasur më kontakte me agjentët e Jean Onana, i cili vetëm pak ditë më parë u shfaq si një objektiv shumë konkret për kuqezinjtë. Kërkimi për një mesfushor vazhdon, por jo më për Onana.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë të sjellin një mesfushor për të zëvendësuar Franck Kessie.
Për më tepër, ata do të mund të lironin Tiemoue Bakayoko, i cili aktualisht është në skuadër për arsye numerike dhe jo për cilësinë e tij, përcjell ORAinfo.
Sipas Gazzetta Dello Sport, megjithë bisedimet konkrete me agjentët, Milani “nuk është i bindur nga Onana”. Në fakt, nuk ka pasur më kontakte në ditët e fundit dhe kuqezinjtë pritet të heqin dorë nga ndjekja e tyre.
Onana do të kushtonte 6 milionë euro plus 1 milion euro bonuse, si dhe një përqindje rishitjeje në të ardhmen.
Tani Aster Vranckx i Ëolfsburgut mbetet një opsion për Milanin. /ORAinfo/