
Drejtorët e Milan, Paolo Maldini dhe Ricky Massara janë parë duke mbërritur në aeroportin Linate të Milanos përpara se të nisnin një fluturim për në Belgjikë.
Duke folur në Sky (nëpërmjet MilanNews) mbrëmë, Peppe Di Stefano konfirmoi ‘blitz’ të së mërkurës drejt Belgjikës, i cili është organizuar nga Milani dhe do të fillojë nesër pak para drekës drejt Brukselit,
Nga aty do të zhvendosen në Bruges me objektivin për të përfunduar një marrëveshje për Charles De Ketelaere, përcjell ORAinfo.

De Ketelaere pritet të jetë lojtatri më i ri i Milanit. /ORAinfo/