Krahas transferimeve të janarit, drejtuesit e Milanit janë duke bërë gati edhe kontratat e reja për lojtarët që po shkëlqejnë kohëve të fundit në ekip.
Tuttosport raporton sot se menaxhmenti i Rossonerëve së shpejti pritet të rinovojë kontratat me katër lojtarë të 11-shës shartuese, përcjell ORAinfo.
Duhet të ketë një takim të ri – ndoshta një vendimtar për sa i përket gjetjes së një marrëveshjeje – me agjentin e Hakan Calhanoglu, ndërsa kontaktet me Mino Raiola vazhdojnë për zgjatjen e marrëveshjes së Gianluigi Donnarumma.
Dyshja e sipërpërmendur janë në kontrata të cilat skadojnë në qershor, por për të shmangur presione të ngjashme kohore gazeta pretendon se do të ketë negociata mbi Davide Calabria dhe Franck Kessie, të cilët janë në marrëveshje të cilat skadojnë në 2022. /ORAinfo/