Maldini dhe Massara po punojnë për strategjinë për janarin – tre pozicionet e synuara

13:34 | 15 October 2020

AC Milan po kërkon të nënshkruajë lojtarë në tre pozicione në afatin kalimtar të janarit.

Dritarja e transferimeve mund të jetë mbyllur vetëm të hënën e kaluar, por ka pasur zëra duke bërë raunde se Rossonerët mund të kërkojnë të lëvizin për lojtarë në një numër pozicionesh të ndryshme për të kompletuar skuadrën në janar.

Sipas një raporti nga Calciomercato, drejtori sportiv Frederic Massara dhe drejtori teknik Paolo Maldini janë tashmë duke punuar në hartimin e strattegjisë për afatin e dimrit, për t’i sjell lojtarë të dobishëm trajnerit Stefano Pioli, përcjell ORAinfo.

Gazeta pretendon se Milani po synon lojtarë në tre pozicione sapo të hapet dritarja: një mbrojtës qendror, një mesfushor qendror dhe një sulmues i cili do të bëhej zëvendës i Zlatan Ibrahimovic.

Është raportuar gjerësisht se Rossonerët nuk arritën të nënshkruanin një qendërmbrojtës pavarësisht përpjekjeve të tyre në fund të afatit.

Mbetet të shihet se kush pritet t’i bashkohet në janar Milanit. /ORAinfo/

Komento: