Maldini e ka seriozisht, po e sjell në ‘San Siro’ yllin francez

18:15 | 26 June 2019

Nabil Ferkir mund të transferohet gjatë verës në Serie A.

Pas përfundimit të sezonit, drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis njoftoi se kuqezinjtë do të ndjekin tashmë një rrugë të re, duke synuar të afrojnë futbollistë të rinj të talentuar, si rruga e vetme për të rregulluar bilancet.

Sipas raportimeve të “France Football”, drejtuesit e Milanit me në krye Maldinin, kanë kërkuar informacione për të blerë lojtarin e Lyonit, Nabil Fekirin.

25-vjeçari ka kontratë deri verën e ardhshme me klubin francez dhe këta të fundit do të kënaqeshin me rreth 35-40 milionë euro, që të mos rrezikojnë ta humbin me parametra zero verën e ardhshme.

Komento: