Maldini flet për të ardhmen e Donnarumas.
Merkato pritet të jetë shumë interesante gjatë verës për Milanit, ku edhe pozita e drejtuesve është në pikëpyetje.
Paolo Maldini, i cili mund të mos jetë pjesë e skuadrës pas përfundimit të sezonit ka folur për rinovimin e Donnarummas.
“Ka shumë gjëra në tryezë dhe sigurisht që Milani ka për detyrë të përpiqet të mbajë një lojtar po aq e rëndësishme sa Gigio. Për atë që ai përfaqëson si lojtar, një simbol që kur filloi në ekipin e të rinjve. Dhe për mendimin tim të përulur ai është portieri më i mirë në botë“, ka thënë Maldini.
Ish-kapiteni i Milanit ka folur edhe për të ardhmen e Zllatan Ibrahimovic.
“Ato janë situata të ndryshme, Gigio nuk ka një kontratë të skaduar ndërsa Ibra po“, ka thënë ndër të tjerash Maldini.
Maldini mund të largohet nga pozita e tij aktuale, pasi gjermani Ragnick pritet të zë vendin e tij dhe të Piolit.