Maldini optimist për rinovimin me Leaon.
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini është optimist për rinovimin me Rafael Leao.
E ardhmja e Leaos vazhdon të komentohet, pavarësisht mbylljes se afatit kalimtar, përcjell lajmi.
Portugezi po kalon në një formë mjaft të mirë, kjo ka bërë që edhe klubet e mëdha evropiane të kërkojnë shërbimet e tij.
Por, Milani nuk duan ta humbin anësorin, andaj janë në bisedime për të rinovuar kontratën e tij.
Së fundmi lidhur me këtë çështje ka folur drejtori i Milanit, Paolo Maldini, i cili u shpreh optimist se do arrijnë rinovimin e kontratës me yllin e tyre.
“Mendoj se kemi shanse të mira për të arritur një marrëveshje me Rafa Leao për një kontratë të re për ta mbajtur atë këtu në Milano. Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij”, ka thënë ai për ‘Gazzetta dello Sport’.
Interesim të madh për portugezin kanë shfaqur gjiganten anglezë, Manchester City dhe Chelsea.