Maldini fluturon për në Madrid, pritet t’i sjell në San Siro dy yje të mëdhenj

10:07 | 17 Gusht 2019

Tregu i transferimeve të Milanit nuk është mbyllur ende, pasi Marco Giampaolo dhe kuqezinjtë kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre përpara mbylljes së dritares së transferimit.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Drejtori i Sportit, Paolo Maldini po planifikon një udhëtim në fillim të javës tjetër në Madrid, me qëllimin që të takohet me drejtuesit e Atletico Madridit ashtu edhe të Real Madridit për të diskutuar dy objektiva të rëndësishëm transferimi.

Së pari, takimi i Maldini me Atletico Madrid është që të përpiqet të përfundojë marrëveshjen për Angel Correa, me kuqezinjtë që kanë vështirësi në ngritjen e 40 milionë eurove të kërkuara për 24-vjeçarin, përcjell ORAinfo.

Pastaj, Maldini do të takohet me Real Madrid për të diskutuar të ardhmen e Mariano Diaz.

Spanjolli 26-vjeçar arriti verën e kaluar në përpjekje për të mbushur vrimën e lënë pas transferimit të Cristiano Ronaldo, por Mariano nuk e ka bindur klubin.

Sulmuesi ishte afër një marrëveshje me Romën për të zëvendësuar Edin Dzeko, por tani boshnjaku ka nënshkruar një kontratë të re me Giallorossët, dhe tani spanjolli është i mbërthyer në Madrid pa asnjë mbajtës.

Maldini do të shpresojë ta shfrytëzojë atë në favor të tij për një çmim më të ulët. /ORAinfo/

Komento: