Maldini jep lajmin katastrofal rossonerëve

17:54 | 20 Gusht 2019

Nuk ka asgjë të re nga Milani.

Gjatë kohës së prezantimit të lojtarëve më të rinjë të Milanit, Bennacer, Duarte dhe Leao, drejtori i klubit të Milanit, Maldini ka folur përpara mediave që ishin të pranishme.

Ai ka sqaruar merkaton e Milanit deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

“Për momentin nuk ka asgjë të re nga Andre Silva dhe Correa. Tregu është akoma i hapur, pasi kanë mbetur dhe dy javë, por përparsia për ne është shitja e lojtarëve”, u shpreh legjenda e klubit të Milanit.

Komento: