Maldini JR mposht koronavirusin

18:19 | 03 Prill 2020

Maldini JR: Kam tejkaluar koronavirusin.

Maldini JR ka dhënë lajme të mira për tifozët e Milan.

Djali i ikonës së Milan (Paolo Maldini), Daniel Maldini JR, ka dhënë të rejat mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Lojtari ka bërë të ditur se tashmë ka kaluar koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Jam mirë, nuk kam më simptoma dhe kam rifilluar stërvitjet individuale”, ka thënë Maldini JR, transmeton lajmi.

Daniel konfirmohej me Covid19 javë më parë, së bashku me babain e tij, Paolo.

Komento: