Maldini ka marrë vendim për të ardhmën e tij

15:49 | 08 May 2020

Javët e fundit, ka pasur shumë zëra për të ardhmen e Paolo Maldini me AC Milan, pasi Ralf Rangnick pritet të bashkohet me këtë klub këtë verë. Sigurisht, është një pyetje që ka ndarë bazën e tifozëve.

51-vjeçari ka qenë drejtor në klub tashmë dy vjet, ku më së shumti përfolët për nënshkrimin me Theo Hernandez nga Real Madrid për vetëm 20 milion euro.

E me ardhjen e afërt të Rangnick, megjithëkëtë, e ardhmja e tij është vënë në pikëpyetje pasi gjermani do të ketë shumë fuqi, përcjell ORAinfo.

Duke folur drejtpërdrejt në Instagram me Pippo Inzaghi, ish-sulmuesi i kuqezinjve, Maldini u pyet për pozicionin e tij dhe ndryshimin nga të qenit lojtar. Ai e bëri të qartë se ai nuk do të marrë një vend diku tjetër, ndoshta duke lënë të kuptohet se do të qëndroj në Milan.

“Unë do të jem vetëm drejtor në Milano. Unë nuk do të lëvizë askund tjetër”, tha ai.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë këtë verë, megjithëse është e qartë se do të ketë shumë ndryshime në Milano. Revolucioni i të rinjve është planifikuar dhe vetëm mungon ekzekutimi. /ORAinfo/

Komento: