Paolo Maldini ka pranuar propozimin e Milanit për t’u bërë kreu i zonës teknike të klubit dhe aktualisht është në kërkim për bashkëpunëtorët që do ta ndihmojnë atë për t’i sjellur suksese klubit.
Siç raportohet nga Sky Sport, drejtori sportiv ideal për Maldini është Igli Tare i Lazos, ndërsa Zvonimir Boban gjithashtu mund të bashkohet me menaxhmentin në një rol që ende duhet të përcaktohet, përcjell ORAinfo.
Foto: Igli Tare
Sipas njoftimeve, Tare është tunduar nga mundësia për t’u bashkuar me Milanin, ndërsa Boban po konsideron seriozisht duke lënë pozicionin e tij në FIFA për t’u kthyer në klub ku ka kaluar një pjesë të suksesshme të karrierës së tij. /ORAinfo/