Milan është duke u bërë gati për të sjell disa përforcimet gjatë afatit të verës.
Kësisojë, drejtori i AC Milan, Paolo Maldini është hedhur në aksion. Ai është duke e ndjekë anësorin e Napolit Hirving Lozano.
Për Lozanon, Rossonerët kishin shprehur interesim edhe me parë derisa ai luante në PSV Eindhoven, por lojtari vendosi të nënshkruante me Napolin atë kohë.
Sidoqoftë, Sipas Calciomercato kapitulli ende nuk mund të mbyllet pasi Milani sërish po kërkon transferimin e tij, përcjell ORAinfo.
Raporti shton se përparësitë e Milanit janë rinovimi i Donnarumma, Ibrahimoviç dhe Calhanoglu, por më pas vëmendja do të jetë gjuetia për blerje të reja.
Idetë janë shumë të qarta: klubi ka nevojë për një mbrojtës të plotë, një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një anësor.
Lozano mund të ndihmojë në plotësimin e nevojës së këtij të fundit pasi lojtari meksikan nuk ka pasur sezonin e parë më të mirë në Napoli.
Lozano i cili ka pesë gola dhe dy asistime në 37 paraqitje këtë sezon – mund të largohet në formë huazimi nga Napoli.
Kjo ka bërë që Maldini të hidhet në aksion dhe ëshë duke bërë përpjekje për sjelljen e meksikanit në ‘San Siro’ gjatë verës. /ORAinfo/