Sulmuesi shqiptar, Armando Broja mund të kalojë te Milani.
Skuadra e Milan ia ka vënë syrin dyshes së Chelsea, Armando Broja e Hakim Ziyech.
Sipas raportimeve nga ‘Corriere dello Sport’, Milan duan të bëjnë një lëvizje të madhe në janar.
Për ‘Rossoneri’, një merkato ideale do t’i shihte Brojan dhe Ziyech tek i bashkoheshin skuadrës ‘kuqezi’.
Milan thuhet se janë gati të japin 30 milionë euro për Armando Broja, derisa Ziyech e duan në formë huazimi.