Maldini nis bisedimet me yllin e Realit, fotografohen në Spanjë

19:35 | 23 Qershor 2019

Milan është në vrullin e punës.

Pak ditë më parë Maldini dhe Boban ishin në Spanjë, ku patën një takim me drejtuesit e Real Madridit.

Për atë takim u përfolën shumë emra, por drejtuesit kuqezi nuk dhanë asnjë intervistë për mediat.

Ditën e sotme, Paolo Maldini është fotografuar në Ibiza, duke biseduar me mbrojtësin anësor të Real Madridit, Teo Hernandez.

Sipas “El Chiringuito”, Maldini dhe Teo Hernandez ishin në një lokal në Ibiza , ku kanë folur për një kalim të mundshëm në Milano të mbrojtësit të majtë.

Mesa duket drejtuesit e Milanit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Rikardo Rodrigez dhe po kërkojnë një lojtar tjetër për atë krah.

21-vjeçari u ble nga Reali tek rivalët e Atletikos, dhe sezonin e kaluar luajti i huazuar te Real Sociedadi.

Komento: