Maldini qetëson tifozët e Milanit: Kjo gjë nuk do të ndodh!

11:28 | 24 April 2020

Paolo Maldini e ka ndërmend që të vazhdoj të qëndrojë në Milan.

Drejtori teknik dhe legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka bërë të ditur se ai nuk e ka menduar kurrë largimin nga kuqezinjtë, përkundër spekulimeve se ai mund të largohej pas shkarkimit të Zvonimir Bobanit.

Që kur drejtori sportiv dhe legjenda e Milanit, Zvonimir Boban, u shkarkua nga posti i tij në Milan, shumë mediume italiane kanë parashikuar se edhe ish-mbrojtësi Paolo Maldini do t’i ndajë rrugët me klubin italian, transmeton express.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Ivan Gazidis, dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha në Milan, mirëpo Maldini e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron të largohet, duke thënë se e shikon detyrën që e ka në klub.

“Unë s’kam menduar kurrë të laroghem. Jam nga Milano dhe jam tifoz. Babai im ishte kapiteni i parë që e ngriti trofeun e Kupës Evropiane me një klub italian”, tha Maldini në një lidhje direkte me Christian Vierin në Instagram.

“Kemi pasur disa momente të vështira, por e vërteta është se mua më duhen dy gjëra për t’u larguar nga Milani: dëshira për t’u larguar dhe situata e skuadrës”.

“Kur Leonardo më tregoi se do të largohet, unë mendova se si mund të jetë të jem i vetëm këtu. Pasi u bëra kreu i aspektit sportiv, e gjeta veten të lehtësuar. Unë e kisha edhe Bobanin dhe Ricky Massaran”.

“Mua më pëlqen puna ime këtu dhe kjo është diçka që më vjen natyrshëm si detyrë”.

Komento: