Maldini e zbulon të ardhmen e vet dhe flet për luftën me koronavirus.
Një luftë kundër një armiku të heshtur, e fituar me këmbënguljen që e ka dalluar gjithmonë. Paolo Maldini ka mposhtur Coronavirus dhe tani mund të tregojë për ato momente të vështira, të hasura me familjen.
Menaxheri i Milanit ndërhyri gjatë emisionit “Che tempo che fa”: “Ne i bëmë testet. Unë, dy fëmijët e mi dhe gruaja kemi rënë në kontakt me virusin. Për fat, tani jemi mirë, por kemi kaluar disa javë të vështira”.
Do të duhet të gjejmë një zgjidhje për të rifilluar futbollin, industrinë e vendit që gjeneron fitime të konsiderueshme çdo vit.
“Ne duhet të përpiqemi ta përfundojmë kampionatin. Futbolli ka një efekt të induktuar prej gati 5 miliardë eurosh, është një industri në të gjitha aspektet. Ka rëndësi sociale dhe sportive, përparësia duhet të jetë rifillimi me siguri totale. Ne duhet të marrim parasysh edhe anën psikologjike të lojtarëve. Pas dy muajsh bllokim, nuk do të jetë e lehtë për ta”.
E ardhmja e Maldini do të jetë në Milano, përkundër faktit se fantazma e Ralf Rangnick po “fluturon” mbi kuqezinjtë: “Historia e familjes time me Milanin është aq e gjatë, sa vështirë se do të marrë fund.”
Një parashikim i befasishëm për fituesin e titullit, nëse Serie A kthehet për të luajtur: “Me ligjin e një numri të madh do të thosha Lazio”.