Milan transferon yllin e Ajaxit për 30 milionë euro.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanëpiketuargoditjen e e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Milan është përfshirë në garë për mesfushorin e Ajaxit, Mohammed Kudus.
Mesfushori ganez, po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Ajaxit, duke realizuar 10 gola dhe 2 asistime në 21 ndeshje të luajtura.
Interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Borussia Dortmund, por garës i është bashkuar edhe Milani.
Kudus është mesfushor ofanziv, por mund të luaj edhe qendërsulmues dhe Rosonerët e kanë piketuar ganezin si përforcimin ideal për sezonin e ardhshëm.
Ganezi ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe për të siguruar shërbimet e tij Milan do të duhet të paguaj 30 milionë euro.